Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës janë vërejtur masa të shtuara sigurie.
Prania e forcave të sigurisë dhe kontrollet e përforcuara po zhvillohen në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.
Ndërkohë, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), 16,934 qytetarë që kanë mbushur moshën 18-vjeçare pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 do të votojnë për herë të parë.
Lista preliminare e votuesve përfshin gjithsej 2,092,174 votues, ndërsa numri i përgjithshëm i votuesve që do të marrin pjesë për herë të parë në zgjedhje është 22,685.
Sipas KQZ-së, përveç qytetarëve që kanë arritur moshën madhore, në këtë kategori përfshihen edhe 5,198 persona të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil ose që kanë rikthyer shtetësinë e Kosovës.
