Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sinani godet Arifin e quan ‘satelit të Beogradit: Do ta udhëheqim komunën në bashkëveprim me Prishtinën e Tiranën

Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, që më parë ka shërbyer si kryetare e Komunës së Preshevës, e ka etiketuar kundërshtarin e tij politik Shqiprim Arifin si “satelit të Beogradit”.

Sinani përmes një postimi në Facebook, të dielën ka treguar për disa takime që ka pasur me bashkëveprimtarët politikë bashkë me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberin.

E Sinani ka thënë se do ta udhëheqin komunën me Prishtinën e Tiranën, duke e thumbuar kryetarin aktual Shqiprim Arifin.

“Vazhduam sot takimet falënderuese me njësitë 7, 8 dhr 9. Bashkë me kryetarin e PVD, Shaip Kamberin e kryetarin e degësnë Bujanoc, Ragmi Mustafin, falënderuam bashkveprimtarët e këtyre njësive për angazhimin në betejën e fundit, atë të zgjedhjeve parlamentare”.

“Në këtë betejë dolëm fitimtarë kundër diskriminimit shtetërorë. Në betejën e rradhës bashkë do të ngadhënjejmë kundër satelitëve të Beogradit. E për të udhëhequr komunën duke bashkëvepruar e bashkërenduar me Tiranën e Prishtinën”, ka thënë ajo.