Beatrix Ramosaj po shijon ditët e verës në Los Angeles, ku këtë herë ka tërhequr vëmendjen me pozat e saj provokuese dhe format fizike.
E kuruar në çdo detaj dhe me një look që nuk kalon pa u vënë re, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga ditët e saj atje.
Por duket se Beatrix po i kushton gjithnjë e më shumë rëndësi edhe një tjetër fushe. Përveç muzikës, ajo është kthyer në një figurë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë këshilla për kujdesin ndaj fytyrës, rutinën e bukurisë dhe mirëmbajtjen e pamjes.
Me postimet e saj, Beatrix po merr gjithnjë e më shumë rolin e një influencereje të bukurisë dhe lifestyle-it, ndërsa fotot e fundit tregojnë edhe një herë se ajo di si të tërheqë vëmendjen e ndjekësve.
