Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se sistemi i hyrje/daljeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për regjistrimin e personave dhe automjeteve është jashtë funksionit.
Si pasojë e këtij problemi teknik, në pikat kufitare janë rikthyer kontrollet e dyfishta, gjë që mund të shkaktojë krijimin e kolonave dhe pritje më të gjata për qytetarët.
QKMK u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj situate.
Për më shumë informata, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat: 045198000, 045198606 dhe numrin pa pagesë 080050095.
