Aktuale

“S’kam lidhje me drogën”/ Braçellari nga spitali mohon akuzat, ja çfarë thotë për vrasjen e policit

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Violand Braçellari, i dyshuar për vrasjen e efektivit të policisë Enea Mekolli.

Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, Braçellari ka folur nga shtrati i spitalit, duke u ndalur vetëm te një dënim i mëparshëm i vitit 2017 për kultivim kanabisi, për të cilin është dënuar me 10 vite burg. Ai ka pretenduar se nuk ka qenë i përfshirë në aktivitetin e drogës dhe ka mohuar akuzat.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë asnjë deklarim lidhur me akuzat për vrasjen e efektivit të policisë Enea Mekolli dhe plagosjen e një tjetër efektivi, duke zgjedhur të mos flasë për ngjarjen.

Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të Ngjashme