Analisti Rron Gjinovci ka reaguar ashpër në një postim publik, duke e quajtur “të turpshëm dhe shqetësues” fenomenin e, siç thotë ai, trafikimit të analistëve dhe gazetarëve në hapësirën publike kosovare.
Ai ka ngritur edhe dyshime ndaj LDK-së dhe partive të tjera politike, duke pretenduar se mund të ketë shitblerje kandidaturash për deputetë, si dhe financime të dyshimta të fushatave zgjedhore në këmbim të favoreve politike.
Gjinovci ka përmendur edhe paraqitjet publike të liderëve politikë, duke sugjeruar se disa kandidatë po promovohen pa arsyetime të qëndrueshme. Sipas tij, këto veprime mund të përbëjnë vepra penale që lidhen me mashtrime zgjedhore.
Postimi i plotë:
Trafikimi me qenie njerëzore i analistëve/gazetarëve është i turpshëm dhe shqetësus për shoqninë kosovare. Por pytja që ngritet këtu është a po i shet LDK, ose edhe partitë e tjera, kandidaturat për deputetë? Mundeni me pa në disa video Lumiri dhe Vjosa tu e spikatë kandidaten e caktume pa asnji arsyetim të qëndrushëm. A janë pagu edhe ata personalisht apo në këmbim të kandidaturës dhe përmendjeve në cilësinë e krerëve të partisë, është financu fushata e partisë?
Krejt çka përmenda ma nalt janë vepra penale që lidhen me mashtrime elektorale. Prokuroria kishte vakt me u marr me ekspozita dhe libra të cilat po i heton me zell, po mashtrimit zgjedhor dhe trafikimit të qenieve njerëzore qysh po ja bojmë?
