Në limitin e afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese dhe kur Kuvendi ka nisur zyrtarisht pushimet, dy deputetët socialistë Aulona Bylykbashi dhe Admir Kadeli kanë rishikuar formulën e pagës së gjyqtarëve dhe prokurorëve duke propozuar rritjen me vetëm 0.02%.
Shtesat për korrigjimin e ligjit u dorëzuan më 30 korrik nga PS, që e quan detyrimin ndaj Kushtetueses të përmbushur. Një rritje më e lartë sipas deputetëve propozues do të krijonte hendek të thellë me pagat në nivel hierarkik duke tejkaluar Niko Peleshin, Edi Ramën apo Bajram Begaj.
NEWS Shoferi i dehur tenton të korruptojë policin me 1 mijë lekë, përfundon me prangaLidhur me koeficientin 0.38 është përcaktuar si rezultat i një vlerësimi të balancuar ndërmjet nevojës për forcimin e garancive materiale të pavarësisë së magjistratëve dhe detyrimit për të respektuar parimet e proporcionalitetit, qëndrueshmërisë dhe koherencës së sistemit të pagave në sektorin publik pasi magjistrati më i thjeshtë, në gjykatat e rrethit barazohet në pagë me kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin, ose në koeficient në masën 0.91 të pagës së Presidentit.
NEWS ‘Po vij në Greqi të të vr*as dhe të të hedh në erë’, kërcënimet trond*tëse të ‘Titit’ ndaj bashkëshortesMe këtë ndryshim nga 0.36 në 0.38, socialistët argumentojnë se rregullohen efektet e mënyrës së mëparshme që la pa prekur pagat e punonjësve të sistemit të drejtësisë, kur pagat në administratë patën ndryshim të dukshëm.
Në relacionin e Bylykbashit dhe Kadelit shpjegohet se ky nivel konsiderohet i mjaftueshëm për të përmbushur objektivin e projektligjit, pa krijuar pabarazi të pajustifikuara ose pasoja joproporcionale për financat publike.
Efekti financiar përfshin edhe pagesat e prapambetura, të cilat llogariten prej vitit 2023 që do të përballohet nga buxheti i shtetit e ndarë në disa vite buxhetore.
NEWS “Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për ish-kongresmenin e ndjerë, Eliot EngelKushtetuesja ndërhyri në debatin e fortë mes mazhorancës dhe shoqatës së gjyqtarëve dhe prokurorëve ku kërkoi një skemë të re për pagat e tyre.
Për kryeministrin Edi Rama sistemi i drejtësisë duhet të justifikojë me punën e tyre pagesat e nivelit të lartë, ndërsa gjyqtarët dhe prokurorët vlerësojnë se garancitë financiare janë mbrojtje ndaj ndikimeve politike. (TCH)
