Lajme

Sot i jepet lamtumira e fundit gruas, që humbi jetën në aksidentin tragjik në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë

Mevlude Vidishiqi humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në fshatin Studime, në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë.

Sipas informacioneve, aksidenti me fatalitet ndodhi pasi një shofer, dyshohet se gabimisht, kishte hyrë në kahun e kundërt të lëvizjes, duke shkaktuar përplasjen fatale.

Si pasojë e plagëve të marra, Mevlude Vidishiqi nuk arriti t’u mbijetojë lëndimeve.

E ndjera do të varroset sot, pas namazit të ikindisë, në varrezat e Shipolit.

Të Ngjashme