Aktuale

“Ai bën fejesën pas dasme” – Murrizi nuk mban dot të qeshurën për dekretin e presidentit Begaj (Video)

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka komentuar sot vendimin e presidentit Bajram Begaj, për të dekretuar hartën e re territoriale të vendit, e cila strukturon bashkitë duke ulur numrin, nga 61 që janë aktualisht në 46 të tilla.

I ftuar në emisionin “Shqipëria live”, politikani demokrat nuk e ka mbajtur dot të qeshurën teksa prezantuesja Sidorela Gjoni e pyeste për zhvillimet nga zyra e presidentit.

“Ai bën fejesën pas dame”, u shpreh ish-deputeti, duke theksuar se kreu i shtetit duhet të dekretonte më parë reformën e re që e redukton numrin e bashkive, dhe më pas të shpallte datën 9 maj si datë për zgjedhjet lokale.

Presidenti Bajram Begaj është akuzuar nga opozita për shkak se dekretoi 9 majin për zgjedhjet lokale, pasi kjo datë ishte artikuluar më herët publikisht, nga përfaqësues të lartë të Partisë Socialiste.

Të Ngjashme