Në fshatin Negroc të Drenasit sot do të përurohet lapidari i Jakup Krasniqit dhe tri shkronjat e UÇK-së.
Sipas agjendës së paralajmëruar, ceremonia e përurimit do të mbahet në orën 12:00, në hyrje të fshatit Negroc.
Përurimi i lapidarit dhe simbolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bëhet 2 ditë para festës së 28 Nëntorit.
Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, javën e kaluar qëndroi për 4 ditë në Kosovë për të vizituar familjen e tij për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes, pas së cilës u kthye në Hagë.
