Protestat në vend kanë hyrë në një fazë vendimtare. Mijëra qytetarë do të mblidhen sot për të shtatën ditë radhazi në kryeqytet për të protestuar për largimin e qeverisë dhe kryeministrit Rama.
Dita e sotme pritet të jetë ndër më masivet të organizuara ndonjëherë.
Me motot “Shqipëria nuk shitet”, “Revolucion”, “O sot, o kurrë” qytetarët shqiptarë, të rinj e të reja, po ashtu edhe prindër të shoqëruar më fëmijë pritët të ‘pushtojnë’ bulevardin para Kryeministrisë.
Protestuesit shprehen të revoltuar edhe nga qëndrimet e kreut të Qeverisë i cili nuk ka dhënë shenja për të respektuar kërkesat e tyre, por ka i ka fyer publikisht.
Vala e protestave ka marrë një përhapja masive edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë, si Durrësit, Korça, Elbasan.
Po ashtu tubimi është realizuar në Milano, Londër, Mynih, Berlin etj.

