![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/sot-provimi-i-matures-nagavci-respektimi-i-rregullave-eshte-i-domosdoshem_64968fbc3d9ce.jpeg?resize=850%2C567&ssl=1)
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u ka uruar sot nxënësve sukses në Provimin e Maturës gjersa ka theksuar se respektimi i rregullave është i domosdoshëm.
Ajo ka thënë se pret përgjegjësi të plotë nga të gjithë.
“Ju uroj shumë suksese sot, në provimin e maturës shtetërore në të cilin do tregoni aftësitë dhe shkathtësitë tuaja, të cilat i keni përvetësuar gjatë dymbëdhjetë viteve të shkollimit.
Që të kemi rezultate reale, respektimi i rregullave është i domosdoshëm andaj pres përgjegjësi të plotë nga të gjithë.
Ne qetësi e besim, ju inkurajoj që të jepni më të mirën nga vetja. Nga ana jonë do të keni gjithmonë mbështetje të pakursyer. Suksese dhe mbarësi për të gjithë ju!”, shkruan Nagavci.