Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sot varroset mërgimtari nga Vushtrria që vdiq në Gjermani

 
   

Sot do të përcillet për në banesën e fundit i riu nga Vushtrria Ardian Latifi që ndërroi jetë para pak ditësh në Gjermani.

Për ceremoninë e varrimit kanë njoftuar familjarët e Ardianit në rrjete sociale.

Njoftimi i plotë:

I njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe shoqërinë, që varrimi i të ndjerit është sot (e premte 03.05.2024) në varrezat e fshatit Begaj të Vushtrrisë.

Falja e namazit bëhet në xhaminë Karamanli me namazin e xhumasë (Drekës).