Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke kryer kontrolle në zyrat e bashkisë së Tiranës.
Parapakisht raportohet se janë kryer dhe sekuestrime, megjithatë ende nuk dihet çështja mbi të cilën po kryhet kontrolli, por hetuesit e Byrosë Kombëtare ndodhen ende brenda ambienteve të institucionit vendor.
Kujtojmë se SPAK po heton disa çështje në lidhje me këtë bashki, si dosja “5D”, Inceneratori i Tiranës dhe korrupsionin e dyshuar të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili aktualisht ndodhet në burg për një sërë akuzash të lidhura me detyrën e tij politike.
NEWS Goditën me sende të forta punonjësit e Policisë dhe sulmuan deputetët, arrestohen 19 protestues
