![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/09/strukturat-ilegale-ende-ne-objektin-te-cilin-duhet-ta-lirojne-sot_64faeb65133ea.jpeg?resize=850%2C567&ssl=1)
Në objektin kryesor të strukturave paralele në Mitrovicën e Veriut, nuk vërehet ndonjë lëvizje.
Punëtorë të këtyre strukturave po qëndrojnë brenda objektit.
Deri më tani, ani pse ka përfunduar afati për lirimin e objektit nuk janë parë pjesëtarë të forcave policore.
Ndërkaq, pranë objektit po qëndrojnë pjesëtarë të KFOR-it dhe carabinieri italian.
Ndryshe, sot përfundon afati që Komuna e Mitrovicës së Veriut, u ka dhënë strukturave paralele për lirimin e objektit në Lagjen e Boshnjakëve.
Objekti që nga paslufta po përdoret nga strukturat paralele të financuara nga Serbia.