Lajme

Studentë e punetor të sektorit privat ja si te aplikoni për 100 eurot e Qeverisë Kurti

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se studentët dhe punëtorët e sektorit privat do të duhet të aplikojnë për të përfituar mbështetjen prej 100 eurosh nga Qeveria Kurti.

Sipas tij, pensionistët dhe fëmijët do t’i marrin mjetet financiare automatikisht gjatë javës së ardhshme, ndërsa për kategoritë tjera aplikimi është i detyrueshëm.

Murati ka sqaruar se aplikimi do të bëhet përmes platformës E-Kosova, ku qytetarët duhet të plotësojnë të dhënat e nevojshme për verifikim.

Qeveria pritet që në ditët në vazhdim të publikojë edhe udhëzimet e detajuara për procedurat e aplikimit dhe afatet për përfitim.

Këtu

Të Ngjashme