Lajme

​Studentët nuk lejojnë bashkimin e PD-së në protestën para Ministrisë së Arsimit

Protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Arsimit nuk kanë mirëpritur protestuesit e Partisë Demokratike dhe nuk kanë lejuar bashkimin e tyre me protestën studentore.

Sot në Tiranë po zhvillohen dy protesta kombëtare, njëra e organizuar nga studentët, pedagogët dhe të rinjtë para Ministrisë së Arsimit, dhe tjetra e thirrur nga Partia Demokratike para Kryeministrisë.

Protesta studentore vijon prej 19 ditësh, ndërsa pjesëmarrësit kanë refuzuar ftesat për dialog të kryeministrit Edi Rama, duke këmbëngulur në plotësimin e kërkesave të tyre përpara nisjes së negociatave.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka organizuar protestën e saj të dytë kombëtare, në mbështetje të studentëve, me protestuesit që pritet të marshojnë drejt bulevardit.

Sipas raportimeve nga terreni, ndryshe nga sa ishte paralajmëruar, studentët nuk kanë pranuar që protestuesit e PD-së t’u bashkohen në protestën para Ministrisë së Arsimit. /RTSH

Të Ngjashme