Lajme

“Studentët po gjakosen për pushtetin e Ramës”/ ‘Shpërthen’ Dosti: Banda e tij i ka orët e numëruara…

Pas protestave të studentëve në Tiranë dhe përplasjeve me policinë, ka reaguar publicisti Adriatik Riza Dosti, i cili ka shprehur indinjatën e tij për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve, duke e cilësuar policinë shqiptare si thellësisht të politizuar dhe joprofesionale.

Në reagimin e tij të ashpër në Facebook, Dosti u ka bërë thirrje prindërve, qytetarëve, studentëve dhe pedagogëve që të bashkohen në mbështetje të protestuesve, duke akuzuar njëkohësisht qeverinë e Edi Ramës për mbajtjen e pushtetit përmes, siç shprehet ai, një bande kriminale, përcjell “Bota sot”.

Ai nuk i ka kursyer as mediat, të cilat i konsideron bashkëpërgjegjëse për situatën në Shqipëri, ndërsa ka kërkuar që protesta studentore të shndërrohet në një lëvizje të gjerë kombëtare.

Reagimi i plotë

Ndaluni, kriminelë…E kam thënë edhe herë të tjera që Shqipëria ka policinë më kriminale në Evropë.

Dhe kjo sepse e ka, së pari, rurale në përbërjen e saj, në shumicën e saj, të keqpaguar, të keqtrajtuar, të keqpërdorur, thellësisht partiake dhe, mbi të gjitha, thellësisht joprofesionale e politike.

Po ndjek me vëmendje e shqetësim protestën studentore në Tiranë dhe nuk po dua t’u besoj syve.

Po kë godet ashtu, mor maskara polic… mor kriminel… mor kafshë?!

Kë ke përgjakur, kë ke sakatuar e masakruar? Gjakun tënd?

Fëmijën tënd, vajzën e djalin tënd, motrën e vëllanë tënd, nipin e mbesën tënde, çunin a gocën e xhaxhait, dajës, tezes, hallës tënde… kushëririn tënd e gjakun tënd… komshiun tënd… shqiptarin tënd…

Se kaq jemi, një grusht popull, dhe o do të biem krushqi, o kushërinj, o komshinj.

Ndaj, ti qofsh që, për të ruajtur pushtetin e ndyrë të Ramës e për të siguruar në pushtet bandën e tij kriminale, për një rrogë të qelbur e për një vend pune, po gjakos e masakron kafshërisht studentët… të nesërmen e Shqipërisë…

Turp për ju, prindër e të afërm të atyre djemve e vajzave heroike që s’po tremben të përleshen e të gjakosen me pushtetin gjakatar të Ramës… me dhe pa uniformë… teksa qëndroni në shtëpi e nëpër bare e kafene dhe i ndiqni e i shihni fëmijët tuaj nga televizori, teksa dhunohen kësisoj…

Kur ju të parët, në mbështetje të tyre, duhet të jeni me ta e në krah të tyre.

Turp për qytetarët e Tiranës që i lënë vetëm studentët heronj… Bashkohuni me ta… Ndryshe, Rama nuk ikën vetëm me të bërtiturën tuaj: “Rama ik!”

Nuk po flas për specien më të neveritshme të globit… patronazhistët, vemje e qelbësira që, për një vend pune e për një grusht para, vrasin të parët nënën e babanë e tyre…

Zoti i mallkoftë.

Nuk jam fort me ju, zonja e zotërinj gazetarë, që po ankoheni nga dhuna policore më shumë se për ata studentë protestues që janë në vijën e parë të protestës e po gjakosen e masakrohen nga “policia e tyre”, aq sa edhe policët serbë, grekë, maqedonas e malazezë nuk do të guxonin kurrë të silleshin me ta kaq barbarisht…

Sepse jeni pikërisht ju (natyrisht, jo të gjithë, por shumica prej jush) bashkëfajtorë për mbërritjen e situatës në Shqipëri deri në këtë farë derexheje.

Jeni ju… Pse është Rama ende në pushtet? Dhe këtë e them me plot gojën e publikisht.

Prindër, qytetarë të Tiranës e të krejt Shqipërisë, studentë e pedagogë nga i gjithë vendi, demokratë e ju protestues të mbi katër muajve… bashkohuni me studentët e mos i lini vetëm, sepse bashkimi bën fuqinë dhe sepse, mbi të gjitha, protesta e tyre, qoftë edhe e dhunshme përballë një policie kriminalo-politike që meriton të njëjtën monedhë… mbi të gjitha është dhe duhet të jetë protestë e fuqishme mbarëkombëtare, në të mirë të Shqipërisë e të shqiptarëve.

Është koha, ora e momenti i duhur për ta ndarë shapin nga sheqeri… O sot, o kurrë… O vdekje, o liri!

Na kanë vjedhur, shitur, tradhtuar e poshtëruar si kurrë më parë në historinë tonë kombëtare, ndaj… zjarr kundër antishqiptarëve!

Shqipëria e shqiptarëve – vdekje tradhtarëve!

Bashkohuni me studentët… sepse Rama e banda e tij kriminale në pushtet, sikurse edhe policia e tij injoranto-politike, i kanë orët e numëruara.

Të Ngjashme