Lajme

Sulm para ambasadës së Izraelit në Beograd, vritet 18-vjeçari

Beogradi u bë skenë e një sulmi terrorist.

Dario Nikoliq (18), një i ri i radikalizuar nga fshati Serbia, dhe deklarues i përkrahjes për organizatën terroriste Shteti Islamik, u vra para ambasadës së Izraelit në Beograd, pasi sulmoi me dy thika pjesëtarin e sigurisë.

Ai e plagosi policin në fytyrë, përpara se ky i fundit ta qëllonte për vdekje në vetëmbrojtje.

Ky akt i vuri në lëvizje të gjithë aparatin e sigurisë së vendit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, shpalli menjëherë nivelin më të lartë të rrezikut nga terrorizmi, ndërsa kryeqyteti dhe pikat kryesore në Serbi u vunë nën mbikëqyrjen e forcave policore të armatosura rëndë.

Nikolić iu afrua në këmbë portës kryesore të ambasadës së Izraelit, i armatosur me dy thika. Kur pa se aty nuk kishte askënd, u drejtua menjëherë nga kabina e rojës.

Sapo pa brenda saj xhandarin që ishte në detyrë, ai nisi të bërtiste “Allahu ekber!” dhe u vërsul drejt tij.

Pjesëtari i xhandarmërisë i bërtiti me zë të lartë: “Lëri thikat, policia!”, megjithatë, sulmuesi nuk iu bind urdhrit dhe vazhdoi sulmin me vrap.

Në një fraksion sekonde, Nikoliq e hodhi thikën drejt policit, duke e goditur në fytyrë dhe duke i shkaktuar një prerje.

Babai i adoleshentit të vrarë konfirmoi për portalin “Telegraf.rs” se askush nuk kishte dyshuar se çfarë po përgatiste Dario.

Sipas tij, Dario ishte larguar të martën nga shtëpia familjare në Bela Reka, duke thënë se do të shkonte në Shabac për t’u qethur.

Të Ngjashme