Aktuale

Sulmi me thikë ndaj Denis Bajrit në burgun e Fierit, sekuestrohen pamjet e kamerave! Çfarë po hetohet

Prokuroria ka zgjeruar hetimet pas sulmit me thikë ndaj Denis Bajrit në ambientet e burgut të Fierit. Në kuadër të hetimit, janë sekuestruar librat e hyrje-daljeve të institucionit, ndërsa në fokus janë takimet e Denis Bajrit, Aldo Gjinit dhe Jurgen Zotos gjatë muajve të fundit.

Paralelisht, janë marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë së burgut të Fierit, për të verifikuar lëvizjet e palëve, si dhe veprimet e zyrtarëve dhe efektivëve të planifikuar për garantimin e sigurisë në regjimin e brendshëm.

NEWS  I FUNDIT/ Makina përplas motorin, dërgohet me urgjencë në spitalJurgen Zoto, në praninë e Aldo Gjinit, sulmoi Denis Bajrin me një thikë të improvizuar. Gjatë përleshjes, Bajri dhe Zoto morën dëmtime në trup dhe të dy u transportuan për ndihmë mjekësore në spital.

Pas ngjarjes, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve po analizon të gjitha elementet e sigurisë në burgun e Fierit. Ndërkohë, 8 efektivë të Policisë së Burgjeve janë pezulluar nga detyra dhe po hetohen për shpërdorim detyre.

NEWS  Banesa iu përfshi nga flakët, e moshuara ndërron jetë për shkak të asfiksisë! Pamje nga vendngjarjaDenis Bajri akuzon kundërshtarin e tij të përbetuar, të shumëkërkuarin Ibrahim Lici, se urdhëroi sulmin ndaj tij brenda qelisë së burgut të Fierit.

Gjatë dëshmisë së dhënë para hetuesve Bajri, ka pretenduar se Jurgen Zoto e sulmoi me porosi të Licit, madje para se ta sulmonte i kishte dhënë një telefon për të folur me Ibrahim Licin. Ky i fundit, sipas Bajrit, e kishte kërcënuar me fjalët ”jeta jote kaq e pati”.

NEWS  E FRIKSHME! Përmbytje KAOTIKE në Athinë, gruaja shpëtohet në minutën e fundit nga rrebeshet (VIDEO)Denis Bajri, i konsideruar person me rrezikshmëri të lartë, akuzohet nga SPAK për vrasjen e Gjin Ndojit. Ndërsa Jurgen Zoto mbahet në burg për vjedhje me dhunë dhe armëmbajtje pa leje.

Pas kësaj ngjarje, për të tre protagonistët u vendos transferimi i tyre në burgje të tjera.

Të Ngjashme