Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sulmuan zyrtarin policor, arrestohen dy persona në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan dje rreth orës 14:00, janë arrestuar dy persona, pas të njëjtit kishin sulmuar një persona zyrtar.

Personit të arrestuar i është gjetur një substancë narkotike dhe më pas kishte rezistuar dhe sulmuar zyrtarin policor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit është gjetur një cigare me substancë të dyshuar narkotike, me ç’rast gjatë arrestimit të të njëjtit , i njëjti kishte rezistuar dhe e kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor, të cilit i ka shkaktuar edhe lëndime trupore, po ashtu i dyshuari tjetër e kishte penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës, i cili pasi ishte larguar në drejtim të panjohur ishte lokalizuar dhe arrestuar nga njësitë policore. Me vendim të prokurorit kujdestar njërit nga të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së,