Meteorologia e njohur, Lajda Porja, ka qenë e ftuar në studion e “Wake Up”, ku ka bërë një parashikim të motit për javën dhe jo vetëm.
Porja ka sqaruar edhe fenomenin “El Nino”, i cili sipas saj, ka startuar në fillim të muajit maj, në Paqësor dhe e ka nisur menjëherë ndikimin.
“Të paktën në Europë ne patën në fundin e majit thyerje të rekordeve të temperaturave të lart, Portugalia, Franca dhe Spanja. Ku Portugalia dhe Spanja shënuan 38-39 gradë”, tha meteorologia.
Ndërsa duke folur për ndikimin e këtij fenomeni në vendin tonë, Porja tha:
“El Nino” është shumë larg nga ne, këtë ndikon, qarkullimin. “El Nino” në Mesdhe por edhe në Shqipëri ndikon qarkullimin e masave ajrore, duke na sjellë pafundësisht masa ajrore të cilat vijnë nga veriu i Afrikës, nga qendra e Afrikës dhe deri nga Sahara që sjellin pastaj dhe fenomene dhe temperatura vërtetë të larta”.
Pjesë nga intervista:
Ndërkohë që po përjetojmë një verë të nxehtë, shqetësimet globale për klimën vijojnë të shtohen. Pak javë më parë, Organizata e Kombeve të Bashkuara së bashku me Organizatën Botërore Meteorologjike paralajmëruan rikthimin e fenomenit të fuqishëm “El Nino”. Madje është cilësuar si një alarm urgjent klimatik për njerëzimin. Por çfarë do të thotë kjo për vendin tonë?
Nëse flasim specifikisht për këtë fenomenin klimatik “El Nino” ka ekzistuar mijëra vite më përpara. Historia e emrit është që në kohën më përpara, peshkatarët zbuluan që në periudhën e dhjetorit kishte ngrohje të Paqësorit. Se “El Nino” është një fenomen që ngroh ujërat e Paqësorit dhe ka një ndikim në rang global. Që do të thotë, kur ne kemi fenomenin “El Nino” presim që 1-2 vitet pasardhës të kemi temperatura mesatare vjetore mbi normalen. Pra pothuajse në gjithë globin. Kur flasim për temperatura më të larta është e pashmangshme të mos përmendim stuhitë. Sepse të gjitha stuhitë tropikale, ciklonare, rrebeshet, breshëri, vijnë si efekt i një konvencioni shumë të shpejtë ose kemi avullim akoma më të shpejtë prej temperaturave të larta. Pra, ato kanë një kombinim ku një pjesë përjeton pas një periudhe të gjatë të thatësirës, me temperatura të larta, me vlera ekstreme, menjëherë kemi një stuhi e cila sjell rrebeshe dhe shira me intensitet të lartë në një periudhë të shkurtër duke sjellë dhe përmbytje. Ato ia vendosën emrin “El Nino” atëherë sepse përkonte pikërisht në dhjetor dhe e specifikuan si lindjen e bebes, Krishtit. Ndërsa më pas, në një periudhë tjetër, zbuluan që kishte periudha ku ujërat e Paqësorit ishin më të ftohta dhe i vendosën të kundërtën që është “La Nina”. Ka më pas periudha që jemi në kushte normale, që nuk jemi as “El Nino” dhe as “La Nina” por jemi në kushte normale të klimës.
See also Zbulohet baza në Durrës që prodhonte drogë sintetike për adoleshentët, në pranga dy vëllezër, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyrePra është një lloj fenomeni që aktivizohet në mënyrë ciklike?
Patjetër, herë pas here.
Dhe ishte inaktiv, kur u bë aktiv?
Ky ka startuar në fillim të muajit maj, në Paqësor dhe e ka nisur menjëherë ndikimin. Të paktën në Europë ne patën në fundin e majit thyerje të rekordeve të temperaturave të lart, Portugalia, Franca dhe Spanja. Ku Portugalia dhe Spanja shënuan 38-39 gradë. Në muajin maj këto ishin thyerje të rekordeve sepse nuk ka ekzistuar që të kishte 39 gradë që në këtë muaj. Janë temperatura që janë pritur përgjatë korrikut dhe gushtit. Edhe qershori ka startuar me temperatura shumë të larta. “El Nino” është shumë larg nga ne, këtë ndikon, qarkullimin. “El Nino” në Mesdhe por edhe në Shqipëri ndikon qarkullimin e masave ajrore, duke na sjellë pafundësisht masa ajrore të cilat vijnë nga veriu i Afrikës, nga qendra e Afrikës dhe deri nga Sahara që sjellin pastaj dhe fenomene dhe temperatura vërtetë të larta. Europa Qendrore po përjeton temperatura mbi 30 gradë, ku ka 35-36 gradë, Zvicra, Austria, Gjermania, Skandinavia me temperatura të larta, Mesdheu me temperatura të larta, Shqipëria me temperatura të larta. Kemi vetëm një pjesë të Europës Lindore, pra vendet e Lindjes, ku Rusia po shënon temperatura pak të ulëta sepse masa nuk ka arritur të depërtojë deri në Lindje. Më pas, pjesa më e madhe e kontinentit, ngado që të na vijë qarkullimi i masave ajrore, është e pashmangshme për të mos patur temperatura të larta. Ne kemi shënuar në fundjavën e shkuar 38 gradë në shumë qytete.
See also Detaje të reja tronditëse: Ja çfarë bëri 57-vjeçari vetëm pak orë para ngjarjes tragjike
