Aktuale

Targat e personalizuara për herë të parë në ankand elektronik

Për herë të parë, targat e personalizuara të automjeteve do të përzgjidhen përmes një ankandi elektronik. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se procesi do të zhvillohet tërësisht online, përmes platformës zyrtare të ankandit.

Ankandi i parë do të nisë me gjashtë kombinime të veçanta, për të cilat pjesëmarrësit do të mund të ofertojnë: Q888Q, L0ND0N, QU33N, K0S0VA, 7777 dhe M0N3Y.Sipas njoftimit të DPSHTRR-së, regjistrimi për pjesëmarrje hapet më 1 tetor 2026, ora 10:00, dhe do të qëndrojë i hapur deri më 26 tetor, ora 23:59.

Ofertimi në ankand do të zhvillohet nga 29 tetor, ora 10:00, deri më 5 nëntor 2026, ora 10:00.

Pjesëmarrësit mund të regjistrohen online në platformën ankandi.dpshtr.al, të aplikojnë për ankandin dhe të përzgjedhin kombinimin për të cilin dëshirojnë të ofertojnë.

Ad
Një nga veçoritë e platformës është mundësia për përcaktimin paraprak të buxhetit maksimal të ofertës. Sistemi vijon automatikisht ofertimin në emër të pjesëmarrësit, deri në kufirin maksimal të përcaktuar prej tij.DPSHTRR bën të ditur se përmes këtij procesi, përzgjedhja e një targe të personalizuar kalon në një formë të re, përmes ankandit elektronik, duke mundësuar zhvillimin e të gjithë procedurës online.

Të Ngjashme