Aktuale

“Të gënjen mendja nëse mendon se po përçahemi”/ Dita e 29-të e tubimit, protestuesit nisin marshimin në rrugët e kryqeytetit

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës pas tubimit të zhvilluar para godinës së Kryeministrisë, në ditën e 29-të të protestave.

Gjatë fjalës së tyre në protestë, ata i bënë thirrje Kryeministrit duke thënë: “Të gënjen mendja nëse mendon se po përçahemi”.

Qytetarët janë grumbulluar në orën 19:00, ashtu siç është njoftuar edhe ditë më parë për ndryshimin e orarit. Kërkesat e qytetarëve vazhdojnë të jenë po ato që nga dita e parë, duke e shoqëruar tubimin e tyre me thirrje si: “Rama n’burg, Beerisha n’burg”.

See also  “Ergys Agasi është parë në Surrel”- Berisha paralajmëron: Së shpejti do t’ia heqin edhe masën e arrestit! Më 22 mars shqiptarët do marrin fatin në duart e tyreProtesta që nisi pas incidenteve në kundërshtim të resortit të planifikuar për tu ndërtuar në zonën e Zvërnecit, tashmë ka marrë përmasa më të mëdha dhe qytetarët protestojnë për gjendjen ekonomike dhe sociale të vendit, për problemet me të cilat përballen në përditshmëri.

Qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, por gjithashtu, edhe të të gjithë klasës politike.

See also  Qeveria merr vendimin e fundit për Bordin e Transparencës për karburantet, miratohen 3 ligje të reja

Të Ngjashme