Të premten (18 shtator) i jepet lamtumira e fundit doktoreshë Flora Brovinës, që sfidoi pushtuesin, burgun dhe ishte një humaniste e madhe.
Flora Brovina la gjurmë në letërsi dhe dha kontribut me peshë në mjekësi.
Në orën 10.00 mbahet mbledhja komemorative në Sallën e Kuqe, ndërsa nga 11.30-14.30 bëhen homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Varrimi i Flora Brovinës bëhet në Arbëri në Prishtinë në orën 16:00.
