Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lipjan, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri në një lokal.
Si pasojë e ngjarjes, një person ka mbetur i plagosur.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 22:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në një lokal në Lipjan. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar për një person të plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje.”, tha ajo.
