Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Të shtëna në një shkollë në Gjermani, një i plagosur

Një nxënës i një shkolle në qytetin gjerman të Offenberg ka plagosur me armë zjarri një shok klase, raporton “Bild”.

Policia ka njoftuar rreth orës 13:00 se i dyshuari është arrestuar si pjesë e një operacioni të madh në shkollën në Offenberg dhe se ai ishte një të mitur.

“Një i dyshuar u arrestua në kuadër të operacionit në shkallë të gjerë në shkollën në Offenburg. Është një i ri. Studenti dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një shok klase”.

Në aksion kanë marrë pjesë katër helikopterë policie dhe dhjetëra policë në terren.

Rreth 180 nxënës të shkollës u evakuuan nga ndërtesa dhe iu dorëzuan prindërve të tyre.

Aktualisht policia është në kërkim të ambienteve për autorë të tjerë të mundshëm apo sende të dyshimta.

Sipas Bild, bëhet  fjalë për një shkollë speciale për fëmijë me vështirësi në të nxënë.