Ndonëse javën që lamë pas temperaturat pësuan një rënie të ndjeshme për shkak të stuhisë së fuqishme që përfshiu mbarë vendin, kjo javë pritet që të jetë “e zjarrtë”, për Europën dhe Ballkanin Perëndimor, përfshirë këtu dhe Shqipërinë.
Madje parashikohet që endi të përballet me vatra zjarri për shkak të temperaturave të larta.
Për rrjedhojë, Agjencia e Mbrojtjes Civile, ditën e sotme, ka dalë me një reagim zyrtar duke bërë thirrje që forcat operacionale të jenë në gatishmëri për çdo lloj situate që mund të krijohet për shkak të flakëve.
Teksa kërkojnë që autoritetet të kërkojnë ndihmë në momentet kur ata nuk kanë kapacitetet e duhura për të mbajtur situatën nën kontroll, Mbrojtja Civile kërkon nga ana e qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm me veprimet e tyre, që të mos bëhen shkak i ndezjes së zjarreve, duke bërë thirrje që të mos ndizet zjarr në ambiente të hapura, mos hidhen bishta cigaresh në pyje, kullota apo pranë bimësisë së thatë, mos digjen mbetje, barishte apo materiale të tjera në kushtet e temperaturave të larta.
NEWS Vrasja e Behar Sofisë/ Gjykata e Lartë vulos vendimin, 127 vite burg për autorët e krimitE në momentet kur qytetarët mund të konstatojnë vatër zjarri aktive, agjencia kërkon bashkëpunimin e tyre duke kërkuar që të kontaktojnë menjëherë shërbimet e emergjencës, pasi raportimi në kohë është vendimtar për kufizimin e përhapjes së flakëve.
Reagimi i Agjencisë së Mbrojtjes Civile:
Sipas të dhënave më të fundit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, në ditët në vijim priten temperatura të larta dhe kushte meteorologjike që rrisin ndjeshëm rrezikun e zjarreve në rajon. Për Greqinë dhe Turqinë parashikohet një nivel shumë ekstrem i rrezikut nga zjarret, ndërsa situata mbetet kritike edhe në disa pjesë të Evropës.
NEWS Faqja e njohur e parashikimeve hap BASTET për largimin apo jo të Ramës si kryeministërPër shkak të rritjes së temperaturave në rajon, pritet që edhe vendi ynë të përballet me një rrezik të shtuar për shfaqjen dhe përhapjen e zjarreve. Në këtë kuadër, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kërkon njësive të vetëqeverisjes vendore, prefekturave dhe forcave operacionale të mbajnë në gatishmëri kapacitetet njerëzore dhe logjistike, të reagojnë menjëherë ndaj çdo vatre zjarri dhe, në rast të shterimit të kapaciteteve vendore, të kërkojnë pa vonesë mbështetje, sipas procedurave të përcaktuara në sistemin e mbrojtjes civile.
NEWS “Rama do të shkarkojë gjysmën e ministrave në shkurt”, gazetari ‘trondit’: Balluku ka video të kryeministrit që …Njëkohësisht, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë masat parandaluese:
• Mos ndizni zjarre në ambiente të hapura.
• Mos hidhni bishta cigaresh në pyje, kullota apo pranë bimësisë së thatë.
• Mos digjni mbetje, barishte apo materiale të tjera në kushtet e temperaturave të larta.
• Nëse konstatoni një vatër zjarri, njoftoni menjëherë shërbimet e emergjencës, pasi raportimi në kohë është vendimtar për kufizimin e përhapjes së flakëve.
Parandalimi është përgjegjësi e përbashkët. Me kujdesin dhe bashkëpunimin e të gjithëve, mbrojmë jetën, pronën dhe mjedisin.
