Lajme

Temperaturat ekstreme prishin festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë në disa shtete të SHBA-së

Temperaturat ekstreme kanë ndikuar te festimet e Ditës së Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara, duke detyruar autoritetet të anulojnë ose të ndërpresin një sërë aktivitetesh publike në disa shtete, për shkak të rrezikut për shëndetin e qytetarëve.

Edhe në Ëashington DC, ku po zhvilloheshin aktivitetet për shënimin e 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, një panair i madh u mbyll përkohësisht pasi disa pjesëmarrës pësuan probleme shëndetësore si pasojë e temperaturave të larta.

Sipas mediave amerikane, disa persona u transportuan me autoambulancë për të marrë trajtim mjekësor.

Shërbimi Kombëtar i Motit njoftoi se më shumë se 165 milionë banorë u përballën me temperatura shumë të larta.

Kushtet e motit u cilësuan të rrezikshme, sidomos për aktivitetet e zhvilluara në ambiente të hapura.

Për rrjedhojë, një numër paradash dhe aktivitetesh festive u anuluan në shtete si Pennsylvania, Neë Jersey, Maryland dhe Colorado.

Të Ngjashme