Lajme

Tensione të forta në protestën e PD-së, hidhen mjete piroteknike pranë Kryeminisitrisë

Ka nisur protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë në Tiranë, ku kryetari i PD-së, Sali Berisha, i shoqëruar nga deputetë të kësaj partie, është nisur nga selia për t’iu bashkuar protestuesve.

Policia e Tiranës ka ndërmarrë masa për garantimin e sigurisë deri në përfundimin e protestës, ndërsa në terren janë angazhuar rreth 1500 efektivë. Po ashtu, edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, ndodhet në terren për të vëzhguar nga afër situatën.

Para Kryeministrisë pritet të mbahen fjalimet e përfaqësuesve të opozitës. Sipas njoftimeve, nga ora 15:00 janë bllokuar rrugët rreth Kryeministrisë për shkak të protestës.

Konkretisht, akset ku ndalohet qarkullimi i mjeteve janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Ukraina e Lirë”, rruga “Papa Gjon Pali II” dhe rruga “Ismail Qemali”.

Ndërkaq, që nga ora 23:45 e së enjtes është bllokuar lëvizja dhe ndaluar parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

Të Ngjashme