Greqia është tronditur sot nga një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter.
Sipas të dhënave sizmologjike, epiqendra e lëkundjeve ka qenë rreth 10 kilometra në lindje të zonës Kavousio, në rajonin Lassithi të ishullit të Kretës.
Autoritetet lokale raportojnë se deri tani nuk ka informacione për dëme materiale apo persona të lënduar.
Ekipet sizmologjike po vazhdojnë monitorimin e situatës, ndërsa qytetarët janë këshilluar të qëndrojnë të informuar për çdo zhvillim të mundshëm paslëkundjeje.
