![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/09/termkolli-per-kurtin-njehere-mori-turr-tani-eshte-terhequr-nga-gjithcka-ne-veri_64fa311a620ce.png?resize=750%2C375&ssl=1)
Tërmkolli për Kurtin: Njëherë mori turr, tani është tërhequr nga gjithçka në veri
Melihate Tërmkolli, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është tërhequr nga çdo vendim për Veriun e Kosovës.
Ajo në Pressing të T7, ka thënë se dallon bashkëpunimi nga dëgjueshmëria, duke thënë se Kurti nuk ka pasur bashkëpunime bashkësinë ndërkombëtare për Veriun.
Sipas saj, për Veriun e Kosovës Kurti i ka pasur ”fjalët e forta“, por ka pasur tërheqje vazhdimisht.
”Në emër të mbrojtjes së sovranitetit me këto fjalët e mëdha, merrni shikone çdo veprim të Albin Kurtit në Veri ka tërheqje, në këtë tërheqje ka vendime shumë të gabuara. Edhe këtë punën e bashkëpunimit keni mbërri me ia dhënë një kuptim tjetër. Bashkëpunimi dhe dëgjueshmëria dallojnë shumë”, ka thënë ajo.
Më tutje, ish-deputetja tha se ”nëse Kurti nuk reflekton atëherë në Veri do të kthehet rezoluta 1244”.
Po ashtu, Tërmkolli ka deklaruar se marrëveshja finale pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës