Pak ditë më parë u zbulua një rast tronditës në kryeqytet, ku një 12-vjeçare ishte abuzuar seksualisht nga dy persona, kryesisht nga tezja dhe djali i hallës.
I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, gazetari Eraldo Harlicaj tregoi se e mitura i ka shpërndarë me dëshirë videot e saj intime te shoqet. Më pas, shoqet i kanë shpërndarë këto video duke e bullizuar online.
“12-vjeçarja ka kërkuar ndihmë te psikologia, ku ka rrëfyer se ka shpërndarë videot intime te shoqet. Është bërë një takim mes psikologes, mësueses dhe drejtorit të shkollës. Nga rrëfimi i vajzës, ka dalë në skenë dhe djali i hallës. E mitura është abuzuar nga një person adult, djali i hallës. Ajo më pas ka kërkuar të flasë vetëm me nënën. Më pas rasti është dërguar në polici dhe nga hetimet në telefonin e saj rezultonin video edhe me tezen”, tha Harlicaj.
Gazetari shtoi se nuk ka marrëdhënie treshe:
“Në bazë të videove, kishte marrëdhënie me djalin e hallës në mënyrë të pavarur, dhe me tezën në mënyrë të pavarur. Nuk ishte skemë e tyre, deri në këtë moment të hetimit. Nga materialet rezulton se kishte materiale seksuale me djalin e hallës dhe me tezen. Po hetohet nëse është abuzuar dhe nga persona të tjerë”.
Duke folur për prindërit e 12-vjeçares, Harlicaj u shpreh se ka qenë shokuese për ta.
“Janë njerëz të thjeshtë, nuk e dinin ekzistencën e videove. Kur janë përballur me policinë, kanë pasur rëndesë emocionale dhe është dashur ndërhyrja e ambulancës”, tha gazetari.
Ai shtoi se tezja është e martuar dhe ka dy fëmijë të mitur./Top Channel
