Janë gjetur të pajetë trupat e dy fëmijëve të mitur, brenda banesës e cila u përfshi nga flakët pasditen e kësaj të mërkure në Shkodër.
Ngjarja ndodhi në fshatin Domen, ku dy të miturit kishin shkuar bashkë me nënën e tyre, cila gjithashtu dyshohet se është djegur.
Nëna dhe dy fëmijët kishin shkuar te shtëpia e vjetër, e cila ishte e pabanueshme dhe ka marrë zjarr në rrethana ende të paqarta. Banesa ndodhet rreth 30 minuta në këmbë nga rruga e makinës.
NEWS Pse shpërtheu në lot Mateo? (Video)Zjarrfikëset kanë mbërritur por banesa ka qenë e djegur për shkak të terrenit malor dhe njoftimit jo në kohën e duhur.
Nuk dihen ende identitetet e viktimave apo rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.
