Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Theren me thikë dy persona në Prizren dhe Gjilan

Dy rasje të vrasjes në tentativë, ku dy persona janë therë me thikë kanë ndodhur në Prizren dhe Gjilan.

Policia raporton se në Prizren është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka sulmuar me thikë një mashkull. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjeksor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Po ashtu rast i ngjashëm ka ndodhur dhe në Gjilan, ku një person ka kërkuar tretman mjeksor, pasi që pas një zënke me një person të panjohur, ishte sulmuar me thikë.

“Tretman mjekësorë ka kërkuar viktima mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një zënke që kishte pasur me një të dyshuar të pa njohur për të, është sulmuar fizikisht nga ai me thike. Njesitet e hetuesise jane duke punuar per identifikim e personit te dyshuar”, thuhet në raportin e policisë..