Aktuale

Theu masën e “arrestit në shtëpi” dhe kreu 8 vjedhje të tjera brenda javës në Tiranë, arrestohet 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur për vjedhje, dhe ka kryer 8 vjedhje të tjera brenda një jave.

Policia ka zbardhur rastet në kuadër të operacionit të koduar “Multiple”, ndërsa hetimet vijojnë për të verifikuar nëse i riu është autor edhe i vjedhjeve të tjera.

NEWS  “Ramën e ka vënë para”/ Durrës, Berisha shigjeton Ballukun: Grua më mafioze se ajo në këto troje, s’ka lindur“Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Multiple”. Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar për vjedhje, për të kryer vjedhje në 8 subjekte, gjatë 1 jave, kapet 20-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në bazë të kallëzimeve të disa shtetasve, për vjedhje në subjektet që kishin në pronësi/administrim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e komisariateve të tjera në territoret e të cilave ishin kryer vjedhje, finalizuan operacionin e koduar “Multiple”, gjatë të cilit u zbardhën 8 raste në këtë fushë dhe u kap autori i dyshuar i tyre, shtetasi O. H., 20 vjeç.

NEWS  Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia zbardh detaje nga ngjarja e rëndëNga këto veprime dyshohet se 20-vjeçari, gjatë periudhës 05.08.2026–13.08.2026, ka vjedhur para dhe produkte, në 8 subjekte. Gjatë verifikimeve të mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari kriminale.

Hetimet vijojnë për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi O. H. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, shkruan Policia./Top Channel

NEWS  I forti i Elbasanit del në komunikimet e klanit “Aruba”: Unë i kam rregulluar punët e mia, kam të ardhura

Të Ngjashme