Deputetja nga radhët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla tha se vazhdimi i seancës konstituive do të thirret kur të ketë marrëveshje politike.
Gërvalla u pengua të fliste para mediave teksa deputetët e tjerë të opozitës ndërhynin duke thënë “thirreni seancën”.
“Seanca do të thirret në momentin që kemi një marrëveshje…”, tha Gërvalla.
Gërvalla gjatë ballafaqimit me deputeten e PDK-së, Blerta Deliu Kodra e pyeti atë se pse nuk vijnë në takim për marrëveshje politike, kurse Deliu Kodra ia kujtoi asaj se është detyrim kushtetues thirrja e seancës konstituive.
“Pse nuk vjen në takim?”, tha Gërvalla.
“E ke detyrim me thirrë seancën, thirre seancën, thirre seancën”, tha Deliu Kodra.
