Lajme

Tirana nën kaos, protesta shpërndahet edhe në qytete të tjera

Për të tretën ditë radhazi, Shqipëria po përballet me protesta që janë shoqëruar me akte dhune e vandalizmi dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Protestat, të organizuara nga studentët, kanë krijuar gjendje kaotike në Tiranë, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Ka pasur edhe të arrestuar.

Protestat e studentëve janë shpërndarë edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.

Sipas mediave në Shqipëri, protesta ka edhe në Korçë, Elbasan, Shkodër e të tjera.

Madje, janë raportuar akte vandalizmi në këto qytete teksa nxënësit dhe studentët kanë bojkotuar mësimin.

Të Ngjashme