Aktuale

Tiranë/ 53-vjeçari plagos me thikë të riun te ish-Parku i Autobusëve, arrestohet

Një 53-vjeçar dyshohet se ka plagosur me thikë një 26-vjeçar në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në 6 shtator, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy personave. I riu, shtetasi me inicialet F. P., është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas marrjes së njoftimit, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka identifikuar e shoqëruar 53-vjeçarin E. P. (S.), i dyshuar si autor i plagosjes.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.09.2026, rreth orës 19:45, tek ish-Parku, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës shtetasi F. P., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë mbërritur në vendngjarje dhe, në vijim të veprimeve të para hetimore, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit E. P. (S.), 53 vjeç, i dyshuar si autor i rastit.

Grupi hetimor vijon veprimet procedurale dhe hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit, dokumentimin e tij dhe përcaktimin e përgjegjësisë ligjore.

Të Ngjashme