Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tiranë/ Lëvizte me makinë luksoze, tentoi të korruptonte policin rrugor! Në pranga një grua (VIDEO)

Brenda 48 orëve policia ka arrestuar pesë drejtues mjetesh në Tiranë, pasi tentuan të korruptonin punonjësit e policisë rrugore.

Një prej të arrestuarve në flagrancë është edhe një shtetase, e cila pasi u kap në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor tentoi t’i japë ryshfet 500 mijë lekë të vjetra efektivëve.

Në moment, ajo është nxjerrë nga makina e saj luksoze dhe i janë vënë prangat.

Njoftimi:

Gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, konkretisht: A. K., 39 vjeç, G. H., 30 vjeç, B. C., 20 vjeç, E. C., 50 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, për tentativa për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.