Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin ndërkombëtar për shërbim në komunitet.

Çitaku – Dibrani këtë çmim e ka fituar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Grave Police.

“Sapo u njoftova se kam fituar çmimin ndërkombëtar për shërbim në komunitet. Të shpërblehesh në nivel botëror, nuk ka nder më të madh për mua, komunitetin tim dhe Policinë e Kosovës”, ka shkruar Çitaku – Dibrani, në një postim në Facebook.