Lajme

Tragjedi në fluturimin Zvicër-Kosovë: Vdes një person gjatë aterimit, dyshohet të jetë 34-vjeçar

14.06.2026 – 22:05

Çfarë dihet deri tani? Viktima në fluturimin Zvicër–Kosovë dyshohet të jetë 34-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një aeroplan që po udhëtonte nga Zvicra drejt Kosovës, ku një person ka humbur jetën pak para aterimit në Kosovë.

Sipas informacioneve që ka siguruar media, viktima është një 34-vjeçar.

Pas ngjarjes, sipas të njëjtave burime, pasagjerët kanë mbetur të mbyllur brenda aeroplanit për rreth një orë, pa mundësi daljeje, ndërsa situata është përshkruar si e tensionuar.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet emergjente, të cilat kanë bërë tërheqjen e trupit nga aeroplani.

Më pas, autoritetet kompetente kanë konstatuar vdekjen e 34-vjeçarit. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat apo shkaqet që çuan në vdekjen e tij.

14.06.2026 – 22:04

Tragjedi në fluturimin Zvicër-Kosovë: Vdes një person gjatë aterimit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një aeroplan që po udhëtonte nga Zvicra drejt Kosovës.

Burime të klanit kanë bërë të ditur se një person ka humbur jetën brenda aeroplanit, pak para aterimit në Kosovë.

Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura.

Autoritetet kompetente pritet të japin më shumë informacione në vazhdim.

Vijon…

Të Ngjashme