Lajme

Tragjedi në Kongo – 20 studentë humbin jetën pas fundosjes së anijes

Në Republikën Demokratike të Kongos në Afrikës Qëndrore ka ndodhur një tragjedi ku kanë humbur jetën 20 studentë.

Një varkë prej druri që transportonte studentë e që ktheheshin nga provimet shtetërore është fundosur.

Anija u fundos teksa hyri në bashkimin e lumenjve Sankuru dhe Kasai në provincën Kasai, raporton AP.

Në këtë anije ishin 100 persona derisa 80 prej tyre kanë shpëtuar.

Të Ngjashme