Lajme

Tragjedi në Spanjë: 2 vjeçarja vdes nga nxehtësia, u harrua në veturë për disa orë

Një vajzë 2 vjeçare ka vdekur nga nxehtësia, pasi u la për disa orë në një makinë.

Ngjarja tragjike raportohet të ketë ndodhur në Galicia të Spanjës.

Sipas mediave ndërkombëtare, fëmija pësoi arrest kardiak pasi mbeti në automjet në temperatura të larta, ndërsa babai i saj dyshohet se e kishte harruar gjatë rrugës për në punë, pas një shpërqendrimi me telefon.

Rasti u zbulua disa orë më vonë, kur nëna shkoi ta merrte vajzën nga çerdhja dhe u informua se ajo nuk kishte shkuar fare atë ditë, transmeton Klankosova.tv.

Menjëherë u njoftuan shërbimet emergjente, por për fat të keq fëmija nuk arriti të mbijetojë.

Hetimet për rastin kanë nisur nga autoritetet spanjolle, për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes tragjike.

Të Ngjashme