Aktuale

Tragjedia e zjarrit në hotelin “Brooklyn” në Vlorë/ Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie në 85% të trupit

Ka ndërruar jetë Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nga Durrësi, e cila u plagos rëndë në zjarrin që përfshiu hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës më 16 gusht
E reja pësoi djegie të rënda në rreth 85% të trupit dhe, pas trajtimit fillestar në Shqipëri, u transferua drejt Turqisë për të marrë mjekim të specializuar. Gjendja e saj vijoi të ishte kritike, por fatkeqësisht Ana nuk arriti ta fitojë betejën dhe ka ndërruar jetë ditën e djeshme.

Ana jetonte së bashku me familjen në zonën e Shkozetit në Durrës. Lajmi i ndarjes së saj nga jeta ka rënduar edhe më shumë dhimbjen e familjes, pas ngjarjes tragjike që i mori asaj shëndetin dhe tashmë edhe jetën.

Zjarri në hotelin “Brooklyn” shpërtheu në orët e para të mëngjesit të 16 gushtit, duke plagosur gjashtë persona. Disa prej tyre u detyruan të largoheshin nga godina përmes ballkoneve për t’u shpëtuar flakëve.

Të Ngjashme