Lajme

Tragjedia në Giza, Konjufca solidarizohet me popullin e Egjiptit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik hekurudhor në Giza të Egjiptit.

Përmes një reagimi, Konjufca i ka përcjellë ngushëllimet e tij ministrit të Jashtëm të Egjiptit, Badr Abdelatty, dhe popullit egjiptian, duke shprehur solidaritetin e Kosovës në këto momente të vështira.

“Ngushëllimet e mia të sinqerta për ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Badr Abdelatty, dhe popullin e Egjiptit, pas përplasjes tragjike të trenave në Giza. Mendimet e mia janë me ata që po vajtojnë humbjen e të dashurve të tyre, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Populli i Kosovës qëndron pranë Egjiptit”, ka shkruar Konjufca.

Ai ka shprehur kështu solidaritetin e Kosovës me Egjiptin pas aksidentit tragjik.

My heartfelt condolences to @EgyptForeignMin, Badr Abdelatty and the people of Egypt following the tragic train collision in Giza. My thoughts are with those mourning loved ones, and I wish the injured a swift recovery. The people of Kosova stand with Egypt. @MfaEgypt

— Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) November 10, 2026

Të Ngjashme