Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të hënë në fshatin Qatrom, ndërsa autoritetet po hetojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Sipas informacioneve paraprake, trupi i pajetë është konstatuar në një përrua të thatë në zonë.
Nga këqyrja e parë nuk janë evidentuar shenja dhune në trupin e viktimës, ndërsa dyshohet se ai mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.
See also Baristi shqiptar në krye të organizatës së trafikut të drogës, 14 arrestime në Itali! Mbi 10 kg kokainë e hashash, 100 mijë euro cash, pajisje antipërgjim, kriptofonaBurime bëjnë me dije se 65-vjeçari dyshohet të ketë qenë endacak.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa trupi është transportuar në morgun e spitalit të Korçës për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.
