Aktuale

Tre aksidente brenda pak minutash, shkak dyshohet se është lagështira në rrugë

Tre aksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur në aksin rrugor Delvinë-Kardhiq, brenda një harku të shkurtër kohor.

Sipas Saranda web dy aksidente kanë ndodhur në afërsi të fshatit Fushë Vërri, ndërsa një tjetër është regjistruar në hyrje të tunelit të Skërficës.

Shkak i këtyre aksidenteve dyshohet se është bërë lagështira në rrugë për shkak të reshjeve, duke e berë të rrezikshëm qarkullimin.

See also  Aksident i rëndë, makina del nga rruga dhe bie nga lartësia, plagosen babai dhe dy vajzat e mitura! (Video)Foto nga vendngjarja
Momentalisht nuk ka informacion për persona të lënduar ndërsa pritet njoftimi zyrtar nga policia.

Nisur nga këto aksidente apelojmë që drejtuesit e mjeteve te tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në këtë aks rrugor.

Të Ngjashme