Aktuale

Tropojë/ 4 punonjës të bashkisë bien në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën njëri prej tyre

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve, katër punonjës të Bashkisë Tropojë kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në rrugën e Dubravës.

Sipas raportimeve në media, një prej punonjësve, i identifikuar si Muhamet Sylisufi, dyshohet se ka humbur jetën, ndërsa tre punonjës të tjerë raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë punimeve pranë linjave elektrike, në një zonë ku vetëm pak ditë më parë qytetarët kishin ngritur shqetësime për prerjen e pemëve dhe rrezikun që mund të shkaktonin punimet pranë rrjetit të energjisë.

Pritet një reagim nga ana e policisë, për zbardhjen e plotë të rastit.

Të Ngjashme