Lajme

Trump: Ngushtica e Hormuzit është plotësisht e hapur

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit është plotësisht e hapur për biznes dhe kalim të lirë të anijeve, por ka theksuar se bllokada detare do të mbetet në fuqi vetëm ndaj Iranit, derisa të përfundojë plotësisht një marrëveshje ndërmjet palëve.

“Ngushtica e Hormuzit është plotësisht e hapur dhe e gatshme për biznes dhe kalim të plotë, por bllokada detare do të mbetet plotësisht në fuqi sa i përket Iranit, vetëm, derisa transaksioni ynë me Iranin të përfundojë 100%. Ky proces duhet të ecë shumë shpejt, pasi shumica e pikave tashmë janë negociuar”, ka deklaruar Trump.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Iranit ka bërë të ditur se, “në përputhje me armëpushimin në Liban, kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit është shpallur plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit, në rrugët e koordinuara të shpallura më herët nga Organizata e Porteve dhe Detarisë e Republikës Islamike të Iranit.

Të Ngjashme